Gattuso në ditë zie, i ndërron jetë motra në moshën 37-vjeçare

Gattuso në ditë zie, i ndërron jetë motra në moshën 37-vjeçare

Sport June 02, 2020 - 13:09

Motra e Gennaro Gattusos ka ndërruar jetë. Francesca ishte shtruar në kujdesin intensiv në Varese në muajin shkurt dhe gjendja e saj shëndetësore ka qenë e rëndë së fundmi.

Gattuso e ka mësuar lajmin tragjik derisa ishte duke drejtuar seancën stërvitore të skuadrës së Napolit, shkruan “Zeri.info”.

Me t’u publikuar lajmi tifozët e Napolit dhe futbolldashësit i kanë shprehur ngushëllime trajnerit italian.

Klubi i parë italian që shprehu ngushëllime për Gattuson ishte Hellas Verona.

“Hellas Verona shpreh ngushëllimet më të përzemërta dhe më të sinqerta ndaj Gennaro Gattusos për vdekjen e motrës së tij Francescas”, thuhet në ngushëllimin e Hellas Veronas. /Zeri.info