Me një fotografi emocionale “Shqiponjat e Zeza” motivojnë Drenicën para ndeshjes me FC Prishtinën

Me një fotografi emocionale “Shqiponjat e Zeza” motivojnë Drenicën para ndeshjes me FC Prishtinën

Sport June 02, 2020 - 10:48

Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, futbolli kosovar do të rikthehet në pasditen e sotme me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë FC Prishtina është nikoqire e Drenicës, me fillim në orën 18:00, raporton “Zeri.info”.

Si pasojë e pandemisë COVID-19, ndeshja e sotme do të luhet pa tifozë, si masë parandaluese për shpërndarjen e virusit.

Faktin se nuk do të mundë ta mbështesin skuadrën e zemrës nga tribunat sot tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” e kanë përjetuar mjaft rëndë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tifogrupi drenicas ka publikuar një fotografi dhe shkrim emocional për ndeshjen e sotme, duke kërkuar maksimumin nga futbollistët e Gani Sejdiut në ndeshjen e sotme.

Shkrimi i plotë i “Shqiponjave të Zeza”:

Kjo foto flet vetë!
Kjo foto i dedikohet të gjithë klubit, duke filluar nga lojtarët e deri tek drejtuesit më të lartë të KF DRENICËS!
Sot Drenica jonë do përballet me ekipin e Prishtines në gjysmëfinalen e digitalb kupës, mirëpo do udhëtoj e vetme për shkak të gjendjes së pandemisë. Edhe pse tribuna do të jetë e zbrazur Shqiponjat do të jenë perherë në përkrahje të juaj, andaj iu lutemi të gjithë klubit që para se të hyni në lojë vetem rikujtojeni këtë foto, motivohuni, reflektoni dhe bëjeni më të mirën nga ju.
Sa për zërat e manipulimeve ne nuk merremi me atë pjesë, ajo që duam të gjith është fitorja, të kalojmë në finale e po aty të shpallemi kampion. Kjo është mënyra e vetme që lotët e kolegut tonë e shumë simpatizantëve të ekipit të kthehen në lotë të gëzimit!
Të dashur lojtarë që të gjithë e dijmë që jeni profesionist dhe e dini detyren e juaj mirepo sot nga ju kërkojmë maksimumin, kërkojmë që t'ua plotësoni ëndrrën qindra personave, andaj ju këtë mundësi e keni në dorë SOT, ju sot vendosni nese do mbetemi sërish ndër ekipet pa kupë, ju sot keni frerët e lojes, e qka duhët t'iu interesoi sot është vetem FITORJA.
Ne besojmë në ju, andaj iu lutemi mos na zhgenjeni!
”. /Zeri.info