Izair Emini testohet nesër për koronavirus, para rikthimit në stërvitje te Drita

Izair Emini testohet nesër për koronavirus, para rikthimit në stërvitje te Drita

Sport June 01, 2020 - 18:18

Sulmuesi i Dritës, Izair Emini u bë futbollisti i parë që luan në Superligën e Kosovës, i cili rezultoi pozitiv në testet për Covid-19.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut kishte rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve të kryera në Shkup, derisa menjëherë ai është izoluar në shtëpinë e tij, shkruan "Zeri.info".

Pa simptoma dhe në gjendje të mirë shëndetësore, Emini në testin vijues kishte rezultuar negativ, dhe duke e kaluar kështu këtë infeksion.

Por, para se të rikthehet te skuadra e Dritës së Gjilanit, sulmuesi me përvojë të madhe do të duhet t'i nënshtrohet edhe një testi për Covid-19.

Image

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në një prononcim për "Zeri.info" ka konfirmuar se Emini do t'i nënshtrohet testit të radhës në ditën e nesërme.

"Izair Emini nesër duhet të bëj edhe një test. Shpresojmë dhe besojmë se do të rezultojë negativ", u shpreh trajneri shkupjan.

I pyetur nga "Zeri.info", se kur Emini do të mund të bashkohet me grupin, Nuhiu u përgjigj:

"Me dy mostra negative, ai mund të na bashkangjitet në stërvitje".

Image

Ndryshe, Emini pritet t'i ndihmojë Dritës në pjesën e mbetur të edicionit, në kohën kur skuadra gjilanase po lufton me "mish e me shpirt" ta fitojë titullin e kampionit. /Zeri.info