Umtiti rikthehet në stërvitjet e Barçës, dy javë para rinisjes së La Ligës

Umtiti rikthehet në stërvitjet e Barçës, dy javë para rinisjes së La Ligës

Sport June 01, 2020 - 17:13

Barcelona ka stërvitur në grup sot, derisa çdo futbollist është kthyer në dispozicion të trajnerit Quique Setien për herë të parë.

Befasia më e madhe ishte Samuel Umtiti, i cili ka munguar tre javë pas një lëndimi në gju të cilin e pësoi në ditën e dytë të rikthimit në stërvitje individuale, shkruan "Zeri.info".

Tani, ai ështv në fazën e rikuperimit para se të rikthehet La Liga pas dy javësh.

Rikthimi i reprezentuesit francez është një lajm i mirë për Setien i cili e dëshiron skuadrën e plotë për pjesën e mbetur të kampionatit.

E ardhmja e tij në klub, megjithatë, ende nuk është e sigurtë, pasi ai vazhdimisht lidhet me një largim nga "Camp Nou".

Por, për pjesën e mbetur të edicionit, ai do të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës katalunase. /Zeri.info