Manchester City, afër Semedos

Manchester City, afër Semedos

Sport June 01, 2020 - 15:30
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City është shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Nelson Semedo, shkruan “Diario Sport”, transmeton “Zeri.info”.

Klubi anglez dhe ai spanjoll tashmë janë në bisedime të avancuara, derisa katalunasit kërkojnë 40 milionë euro për 26-vjeçarin.  

Barcelona është duke shpresuar që të arkëtojë para nga Semendo në mënyrë që të financojë transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Reprezentuesi portugez ka zhvilluar 29 paraqitje këtë edicion për Barcelonën, derisa ka kontribuar me 5 asistime. /Zëri