Vedat Muriqi e do Elbasan Rashanin te Fenerbahce

Vedat Muriqi e do Elbasan Rashanin te Fenerbahce

Sport June 01, 2020 - 14:23
Lajmet e fundit nga sporti

Fenerbahce, që është duke punuar vazhdimisht për transferime, së fundmi ka përjetuar një zhvillim befasues.

Vedat Muriqi, sulmuesi i suksesshëm i klubit, ka rekomanduar Elbasan Rashanin, një mik nga përfaqësuesja e Kosovës, i cili vesh fanellën e Oddsit në Norvegji dhe ka kontratë deri në fund të edicionit dhe mund të transferohet me një kosto të lirë, shkruan “Fanatik”, transmeton “Zeri.info”.

Muriqi mendon se bashkëlojtari i tij te Kosova do të adaptohej lehtësisht te Fenerbahce dhe do të bënte një kontribut të rëndësishëm.

Kontrata e Rashanit, i cili vlerësohet rreth 500,000 euro, skadon në fund të vitit dhe ai mund të transferohet me një kosto të ulët./Zëri