Scholes zbulon kundërshtarin më të vështirë gjatë karrierës së tij

Scholes zbulon kundërshtarin më të vështirë gjatë karrierës së tij

Sport June 01, 2020 - 13:24
Lajmet e fundit nga sporti

Paul Scholes ka thënë se ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, është kundërshtari më i vështirë gjatë karrierës së tij në futboll, transmeton Zeri.info

Ish-mesfushori anglez thotë se francezi gjithmonë dhuronte një lojë të mirë.

“Si një lojtar kundër të cilit kam luajtur, Vieira ishte brilant”, ka thënë Scholes.

“Në mënyrën se si kam luajtur, kurrë nuk ishte ndonjë kundërshtar ndaj të cilit duhej të isha më në formë, më i fortë, më fizik. Nuk isha kurrë një lloj i tillë i lojtarit, isha një lojtar pasues. Mund të mposhtja lojtarët me pasime, por Vieira ishte aq i çuditshëm, aq i gjatë, aq i madh, që këmbëgjatë. Sapo mendonit që e hoqët qafe, ai dilte”, shtoi anglezi./Zëri