Zbulohet kalendari për ndeshjet e para të La Ligës pas rifillimit të edicionit

Zbulohet kalendari për ndeshjet e para të La Ligës pas rifillimit të edicionit

Sport June 01, 2020 - 09:23
Lajmet e fundit nga sporti

Edicioni 2019/2020 i La Ligës do të rifillojë më 11 qershor, transmeton Zeri.info

Liga spanjolle, ashtu shi shumë kompeticione të tjera sportive, ishte suspenduar në fillim të muajit mars për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Por, ky kampionat do të rikthehet më 11 qershor në orën 22:00 më ndeshjen e parë të xhiros së 28-të mes Sevillas dhe Real Betisit.

Kryesuesja e tabelës, Barcelona do të luajë më 13 qershor në udhëtim te Mallorca në orën 22:00, kurse Real Madridi më 14 qershor në orën 19:30 ndaj Eibarit./Zëri

Image