Munishi: Arbëria më bëri ofertë para dy vite e gjysmë, ata do të kenë buxhet më të madh se gjysma e klubeve të Superligës

Munishi: Arbëria më bëri ofertë para dy vite e gjysmë, ata do të kenë buxhet më të madh se gjysma e klubeve të Superligës

Sport May 31, 2020 - 23:20

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përjashtuar Superligën, vendosi t'i anulojë garat në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe në futbollin e femrave.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar shumë klube të Ligës së Parë, derisa nga ky vendim 'përfituan' Besa dhe Arbëria që janë inkuadruar në elitë, raporton "Zeri.info".

Image

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka uruar Besën dhe Arbërinë për inkuadrimin në elitë, derisa thotë se vendimet e FFK-së duhet të respektohen.

Tutje, ai ka thënë se klubi lipjanas i kishte bërë ofertë para dy vite e gjysmë, teksa thotë se donatori i klubit Jahir Krasniqi është tejet serioz me investimet në klub.

"I njoh mjaft mirë rrethana tek Arbëria e Dobrajës. Më kanë bërë ofertë para dy vite e gjysmë", ka thënë Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Ata do ta kenë buxhetin më të mirë se 50 përqind e klubeve të Superligës në krye me donatorin Jahir Krasniqi, të cilin e thërrasin 'baba' sikurse mua", tha më tej trajneri i Ballkanit. /Zeri.info

Image