Debatik Curri i reagon Ismet Munishit: FFK-ja nuk i ka lënë 22 xhiro, por më shumë

Debatik Curri i reagon Ismet Munishit: FFK-ja nuk i ka lënë 22 xhiro, por më shumë

Sport May 31, 2020 - 23:14

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi duke folur për vazhdimin e garave në futbollin e Kosovës, ka folur në lidhje me pakënaqësitë e klubeve si dhe kushtet e klubeve në përgjithësi.

Munishi tha se nuk i kupton pakënaqësitë e klubeve tjera, duke thënë: "Nuk e di se ku ka qenë klubet në 22 xhiro, por tani thonë se në vazhdim mund të bëhen lider", raporton "Zeri.info".

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri, i cili në "Dueli Sportiv", tha:

"Nuk pajtohem me Ismet Munishin në lidhje me renditjen. FFK-ja nuk i ka lënë 22 xhiro, por më shumë, kështu që në vazhdim mund të ndryshojnë rrjedhat".

Image

"I kemi të gjitha kushtet si FC Prishtina, stadiumi 'Fadil Vokrri' i plotëson kushtet, dhe i kemi të gjitha kushtet", tregon më tej Curri.

"Sa i përket shkollës të rinjëve, pesë futbollistë të juniorëve kanë dalur në skuadrën e parë, kurse vitin e kaluar, katër tjerë. Dy prej tyre mund të debutojnë edhe në ndeshjen ndaj Drenicës", shtoi ai. /Zeri.info