Munishi uron Besën dhe Arbërinë, i vjen keq për Lirinë e Prizrenit

Munishi uron Besën dhe Arbërinë, i vjen keq për Lirinë e Prizrenit

Sport May 31, 2020 - 23:05

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përjashtuar Superligën, vendosi t'i anulojë garat në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe në futbollin e femrave.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar shumë klube të Ligës së Parë, derisa nga ky vendim 'përfituan' Besa dhe Arbëria që janë inkuadruar në elitë, raporton "Zeri.info".

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka uruar Besën dhe Arbërinë për inkuadrimin në elitë, derisa thotë se vendimet e FFK-së duhet të respektohen.

"Dua ta uroj Besën e Pejës për inkuadrimin në Superligë, pasi një skuadër si kjo i ka munguar elitës. Gjithashtu dua ta uroj Arbërinë për inkuadrim", u shpreh Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Pajtohem me atë se duhet të respektohen vendimet e FFK-së. Sa i përket financave, edhe në Superligë ka probleme të tilla, përveç dy-tre klubeve", tregon më tej trajneri i Ballkanit.

"Gjithmonë klubet duhet të shohin gabimet në organizim. Për shembull, më vjen për Lirinë, sepse është dashur të organizohet më mirë. Besa dhe Arbëria nuk ishin rastësisht aty deri më tani", shtoi ai. /Zeri.info