'Qeqa' reagon pas vendimit të FFK-së për anulimin e garave: Mund të jetë paksa i ngutshëm

'Qeqa' reagon pas vendimit të FFK-së për anulimin e garave: Mund të jetë paksa i ngutshëm

Sport May 31, 2020 - 22:58

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përjashtuar Superligën, vendosi t'i anulojë garat në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë dhe në futbollin e femrave.

Me këtë vendim nuk janë pajtuar shumë klube të Ligës së Parë, derisa nga ky vendim 'përfituan' Besa dhe Arbëria që janë inkuadruar në elitë, raporton "Zeri.info".

Gazetarja dhe moderatorja e mirënjohur kosovare, Qëndresa Krelani - Qeqa, ka thënë se vendimi ka qenë i ngushtshëm nga ana e FFK-së.

"E kam thënë edhe më herët, se nuk ka pasur kushte pandemie për futbollin kosovar, sidomos në Ligën e Parë. Ndoshta s'ka pasur as për Superligë, por Ministria dhe IKSHP-ja lejuan rinisjen e Superligës", tha "Qeqa" në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Me anulimin e Ligës së Parë, janë inkuadruar Besa dhe Arbëria me plotë meritë. Ndoshta vendimi ka qenë i ngutshëm, dhe nuk e di nëse FFK-ja është konsultuar me futbollistët", tregon më tej ajo.

"Futbollistët kanë kërkuar të reagojnë, madje edhe ata të Lirisë së Prizrenit. Personalisht, mendoj se ka qenë vendimi i ngutshëm", shtoi Krelani. /Zeri.info