Kampioni i Kosovës i reagon ashpër FFK-së: MSH-ja dhe IKSHP-ja nuk rekomandoi anulimin e garave

Kampioni i Kosovës i reagon ashpër FFK-së: MSH-ja dhe IKSHP-ja nuk rekomandoi anulimin e garave

Sport May 31, 2020 - 19:37

Klubi elitar kosovar i futbollit të femrave, KFF Mitrovica ka qenë tejet e zëshme kundër vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për të anuluar garat në Ligën e Femrave, shkruan "Zeri.info".

KE i FFK-së me anë të një vendimi anuloi garat në Ligën e Parë, Ligën e Dytë, Ligën e Tretë, Ligën e të rinjëve dhe në futbollin e femrave.

Kampioni në fuqi i Kosovës, KFF Mitrovica me anë të dokumenti të publikuar në "Facebook" ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nuk ka rekomanduar anulimin e garave në këto rangje.

Njoftimi i plotë i KFF Mitrovicës:

"Pikërisht ky dokumentë nga MSH dhe IKSHP e vërteton më së miri atë se çfarë ne kemi thënë në ankesën tonë drejtuar FFK-së . Sipas këtij dokumenti askund nuk thuhet se nuk mund të lejohen garat e ligave tjera(përveq ipko superligës) por ceket qartë që lejohen aktivitetet për procesin e stërvitjeve dhe ndeshjeve të Federatës së futbollit të Kosovës . KE e FFK-së këtë vendim e mori duke u mbështetur mbi atë se çfarë thuhej nga MSH por si duket ajo se çfarë thoshte MSH dhe KE nuk ishin në përputhshmëri me njëra-tjetrën , ku këta të fundit morrën vendim për anulimin garave. Ne si klub nuk do të ndalemi deri sa të kërkojm të drejtat tona". /Zeri.info