'Dashuria' e Lazios për Vedat Muriqin nuk ndalet

'Dashuria' e Lazios për Vedat Muriqin nuk ndalet

Sport May 31, 2020 - 18:28

Nuk ka ditë që Vedat Muriqit, sulmuesit të Kosovës, nuk i lakohet emri në ballinat e mediumeve të mëdha evropiane.

Së fundmi, "La Gazzetta dello Sport" raporton se Lazio nuk ka hequr dorë nga ylli i Fenerbahçes, shkruan "Zeri.info".

Vedat Muriqi, futbollisti prizrenas që luan në Fenerbahçe, ka qenë në listën e dëshirave të disa skuadrave angleze dhe italiane.

"GdS" një gazetë e besueshme në Itali, shkruan se Lazio do të bëjë çmos që ta transferojë Muriqin në afatin kalimtar veror.

Thuhet se klubi romak do t'ia plotësojë të gjitha kushtet Muriqit vetëm që ta bind të transferohet në "Stadio Olimpico".

Besohet se vlera e 26-vjeçarit në tregun e transferimeve është rreth 20 milionë euro.

Ndryshe, Muriqi ka qenë në formë fenomenale këtë edicion në Turqi, duke shënuar 15 gola dhe duke dhuruar pesë asistime. /Zeri.info