Lëndimi i Rashicës i pësuar në ndeshjen kundër Schalkes, trajneri i Werder Bremenit: Shpresoj të mos jetë i rëndë

Lëndimi i Rashicës i pësuar në ndeshjen kundër Schalkes, trajneri i Werder Bremenit: Shpresoj të mos jetë i rëndë

Sport May 31, 2020 - 16:07

Asistimi i Milot Rashicës në golin e vetëm të Werder Bremenit ishte vendimtar dje në fitoren 0:1 kundër Schalkes në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Veltins Arena", Werder Bremeni regjistroi fitore të rëndësishme kundër Schlakes, raporton "Zeri.info".

Ylli i Kosovës, Milot Rashica ishte i pafat në këtë ndeshje, teksa pësoi një lëndim në fillim të pjesës së dytë.

Image

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt u detyrua ta zëvendësojë futbollistin vushtrrias pas një ore lojë për të mos rrezikuar me gjendjen e tij.

Derisa ende nuk është konfirmuar shkalla e lëndimit të 23-vjeçarit, Kohfeldt shpreson se nuk është lëndim i rëndë.

“Shpresoj se nuk është diçka e rëndë”, tha trajneri i Werder Bremenit, duke shtuar se ishte i detyruar ta largojë vushtrriasin nga loja. /Zeri.info