Rangersi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Florian Kamberit

Rangersi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Florian Kamberit

Sport May 27, 2020 - 11:53

Sulmuesi i Hibernianit, Florian Kamberi, ka mbetur në dyshim për të ardhmen, pasi është duke e pritur vendimin e UEFA-s për edicionin aktual të Ligës së Evropës.

Sulmuesi nga Kosova është i huazuar te Rangersi deri në fund të këtij edicioni, derisa gjiganti skoncez ende nuk ka vendosur nëse do ta transferojë atë në baza permanente, shkruan "Zeri.info".

Megjithatë, Rangersi nuk mund të vendosë pa e ditur nëse do të vazhdohet edicioni në Ligën e Evropës, ku në fazën 1/16 Rangersi përballet me Bayer Leverkusenin.

Në rast se UEFA e vazhdon këtë kompeticion Rangersi do ta transferojë sulmuesin e Shqipërisë ose do t'ia vazhdojë huazimin.

Ndryshe, Kamberi iu bashkua Rangersit në janar dhe ka bërë paraqitje të kënaqshme për skuadrën e Steven Gerrardit. /Zeri.info