E zbulon mjeku i Kombëtares: Qeveria dhe Federata duan një datë të përshtatshme, rifillimi i kampionatit mund të shtyhet

E zbulon mjeku i Kombëtares: Qeveria dhe Federata duan një datë të përshtatshme, rifillimi i kampionatit mund të shtyhet

Sport May 27, 2020 - 11:15

Ndonëse FSHF-ja dhe klubet e Kategorisë Superiore kanë caktuar datën 3 qershor për rinisjen e kampionatit, ende nuk ka ardhur drita jeshile.

Për këtë ka folur edhe mjeku i Kombëtares, Xhanluka Stesina, i cili për RTSH-në është shprehur se ende përgjigjja nuk ka ardhur për rinisjen e kampionatit më 3 qershor, pasi po kërkohet një datë e përshtatshme ku do ishin dakord të gjitha palët dhe mund të fillojë më 10 qershor.

“Në krahasim me vendet e tjera, situata shëndetësore në Shqipëri është shumë e mirë, në krahasim me vendet e tjera. Në Shqipëri nuk ka nisur ende kampionati, për shkak se Federata dhe Qeveria po kërkojnë një datë të përshtatshme, ku do të binin dakord të gjitha palët. Në Gjermani dhe në Itali po kryhen shumë teste, diçka që në Shqipëri nuk mund të plotësohet.

Image

Me siguri që nga java e ardhshme stërvitja do të futet në fazë të avancuar dhe që nga data 3 ose 10 qershor do të fillojë dhe kampionati. Rreziku i dëmtimeve, sidomos atyre muskulore, pas një periudhe të tillë inaktiviteti është shumë i lartë. Mjafton të kesh parasysh dëmtimet që po ndodhin në kampionatin gjerman ose në Itali me Ibrahimoviçin.

Për klubet që kanë filluar prej pak kohësh stërvitjet është e rëndësishme që të bëjnë një punë graduale, sidomos në aspektin e intensitetit që të mundë të evitohen dëmtimet muskulore dhe problemet me tendinat, që do të vononin rikuperimin e lojtarëve e komprometonin çuarjen në fund të sezonit”, u shpreh Stesina. /Panorama