Munishi Rashicës: Loçkaman lufta vazhdon, ti je superfutbollist

Munishi Rashicës: Loçkaman lufta vazhdon, ti je superfutbollist

Sport May 27, 2020 - 09:50

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, e ka përgëzuar Milot Rashicën për paraqitjen e djeshme kundër Borussia Monchengladbachut.

Werder Bremeni i Rashicës barazoi pa gola mbrëmë me skuadrën nga Monchengladbach në kuadër të Bundesligës gjermane, raporton "Zeri.info".

Rashica luajti 86 minuta në këtë ndeshje, bëri një paraqitje të mirë, por ishte i pafat para portës së Yan Sommer.

Image

Ndërkaq, ish-trajneri i Rashicës te skuadra e Vushtrrisë, Ismet Munishi, e ka përgëzuar yllin e Kosovës për paraqitjen e djeshme.

Në postimin e Rashicës në "Twitter" pas ndeshjes, Munishi i komentoi:

"Loqkaman, lufta vazhdon. Ti je super futbollist".

Ndryshe, Munishi së bashku me Rashicën kishin arritur ta shpallnin Vushtrrinë kampion të Kosovës në vitin 2014. /Zeri.info

Image