Notë e kënaqshme e Milot Rashicës në përballjen pa gola kundër Monchengladbachut

Notë e kënaqshme e Milot Rashicës në përballjen pa gola kundër Monchengladbachut

Sport May 26, 2020 - 22:29

Werder Bremeni nuk ka arritur të nxjerë asgjë më shumë se një pikë në përballjen e vështirë ndaj Borussia Monchengladbach.

Në "Weserstadion", Werder Bremeni i Milot Rashicës u përballë me Monchengladbachun në kuadër të javës së 28-të në Bundesliga, shkruan "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në mbrëmjen e sotme u mbyll pa gola 0:0.

Milot Rashica luajti nga fillimi deri në minutat e fundit të takimit, bëri disa goditje drejt portës, por ishte i pafat.

Image

Nga faqja e mirënjohur e vlerësimeve, futbollisti i Kosovës që aktivizohet te Werder Bremeni u vlerësua me notën 7.2.

Ndërkaq, futbollisti më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte portieri i mysafirëve, zvicerani Yann Sommer. 

Image

Me këtë barazim, Werder Bremeni mbetet në vendin e 17-të me 22 pikë të tubuara pas 27 ndeshjeve.

Kurse, Borussia Monchengladbach ngritet në vendin e katërt me 53 sosh. /Zeri.info