Leart Paqarada i plotë në fitoren e Sandhausen, Besar Halimi nuk luan asnjë minutë

Leart Paqarada i plotë në fitoren e Sandhausen, Besar Halimi nuk luan asnjë minutë

Sport May 26, 2020 - 20:55

Sandhausen e ka fituar një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të Bundesliga 2.

Skuadra gjermane ka arritur ta mposhtë Wehen si mysafir me rezultat minimal 0:1, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të, Leart Paqarada u paraqit për Sandhausen 90 minuta.

Image

Nga ana tjetër, bashkëlojtari i tij te Kosova, Besar Halimi nuk luajti asnjë minutë.

Ndryshe, Sandhausen renditet në vendin e 13-të në Bundesliga 2 me 33 pikë, kurse Wehen në vendin e 17-të me 28 sosh. /Zëri.info