Lorik Cana kujton 26 majin e para shtatë viteve: Ishte ditë e paharrueshme

Lorik Cana kujton 26 majin e para shtatë viteve: Ishte ditë e paharrueshme

Sport May 26, 2020 - 19:07

Ai mbajti veshur fanellën e Lazios për katër edicione dhe ishte i pranishëm në Romë më 26 maj 2013, ditën e triumfit të skuadrës në Kupën e Italisë.

Lorik Cana ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase mes viteve 2011 dhe 2015, me 111 paraqitje ku shënoi katër gola, shkruan "Zeri.info".

Mbrojtësi legjendar shqiptar ka kujtuar emocionet e përjetuara te skuadra e Laziot për 'Corriere della Sera'.

"26 maji i paharrueshëm. Triumfi në Kupën e Italisë ndaj Romës ishte i mrekullueshëm. Më kujtohet gëzimi pas vërshëllimes së fundit dhe unë u drejtova menjëherë kah familja ime", tha kapiteni legjendar i Shqipërisë.

"Pastaj, natyrisht festuam me tifozët tanë. Ne do të jemi gjithmonë të parët në Romë", u shpreh Cana. /Zëri.info