Një orë nga super-sfida Dortmund - Bayern Munich: Publikohen formacionet zyrtare

Një orë nga super-sfida Dortmund - Bayern Munich: Publikohen formacionet zyrtare

Sport May 26, 2020 - 17:33

Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu do ta zhvillojnë sonte derbin e xhiros së 28-të të ligës gjermane, shkruan “Zeri.info”.

Dy gjigantët gjermanë janë duke luftuar për titull këtë edicion.

Bavarezët momentalisht kryesojnë tabelën me 61 pikë të grumbulluara, derisa Dortmundi gjendet në vendin e dytë, me 57 sosh.

Image

Një orë para fillimit të klasikes gjermane, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Borussia Dortmund: Bürki - Piszczek, Hummels, Akanji - Hakimi, Dahoud, Delaney, Guerreiro - Brandt, Hazard - Haaland

Image

Bayern Munich: Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Coman, Müller, Gnabry, Lewandowski.

/Zeri.info