Vushtrria rezulton të jetë e pastër nga koronavirusi

Vushtrria rezulton të jetë e pastër nga koronavirusi

Sport May 25, 2020 - 22:54

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 për ditën e sotme, dhe të gjitha këto nga Komuna e Prizrenit.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë shëruar edhe dy persona, shkruan "Zeri.info".

Nga ana tjetër, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka dhënë lajme të mira nga kjo komunë.

Ai ka bërë me dije se futbollistët dhe stafi i klubit të Vushtrrisë janë testuar për COVID-19 dhe kanë rezultuar të gjithë negativ.

Postimi i plotë i tij:

"Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ!

Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, t’i kthehen normalitetit!". /Zeri.info