Zyrtare: Mbyllet edicioni në Spanjë, Barcelona shpallet kampione

Zyrtare: Mbyllet edicioni në Spanjë, Barcelona shpallet kampione

Sport May 25, 2020 - 14:23
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Spanjolle e Futbollit edhe zyrtarisht ka mbyllur edicionin në ligën e femrave, derisa kampione është shpallur Barcelona Femeni, transmeton zeri.info

Së bashku me Atletico Madridin, që zë vendin e dytë, ato do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Vendimi dukej se ishte marrë në muajin e kaluar, derisa presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, kishte uruar ekipin e femrave për titullin më 8 maj.

Santa Teresa dhe Eibari do të hyjnë në ligë edicionin e ardhshëm, duke e çuar numrin e skuadrave në 18./Zëri