Neymari nuk konsiderohet prioritet për Barcelonën

Neymari nuk konsiderohet prioritet për Barcelonën

Sport May 25, 2020 - 13:43
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi brazilian, Neymar, nuk konsiderohet më si një prioritet për Barcelonën, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton "Zeri.info".

Gjiganti spanjoll ka punuar shumë për ta rikthyer në “Camp Nou” futbollistin e Paris Saint-Germainit, por tash qëllimi kryesor i spanjollëve është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Reprezentuesi argjentinas kërkohet prej disa kohësh nga Barcelona, derisa edhe ai vetë e ka shprehur dëshirën për të kaluar në klubin katalunas. /Zëri