Allegri, i gatshëm për t’iu kthyer punës

Allegri, i gatshëm për t’iu kthyer punës

Sport May 25, 2020 - 10:39
Lajmet e fundit nga sporti

Massimiliano Allegri është i gatshëm për t’iu kthyer punës, një vit pas largimit nga Juventusi, transmeton "Zeri.info".

Raportohet se Paris Saint-Germaini e do ish-trajnerin e Juventusit dhe të Milanit.

Italiani ka rimbushur bateritë e tij gjatë vitit të fundit dhe “Gazzetta dello Sport” shkruan se ai është i gatshëm për mundësinë e radhës.

Raportohet se ai do të dëshironte një punë të re në Itali për shkak të familjes së tij, por mund të jetë e vështirë që të gjejë një punë në Serie A që t’ia plotësojë pritjet.

Emri i Allegrit është lidhur me Manchester Untiedin.

“Djajtë e kuq” mund t’i ndajnë rrugët me Ole Gunnar Solskjaerin nëse norvegjezi dështon që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

“La Stampa” shkruan se italiani mund të jetë edhe zëvendësues i mundshëm i Thomas Tuchelit në Paris Saint-Germain. /Zëri