Prokuroria nis hetim për deklaratën e presidentit të Lazios, Lotito për ndeshjen Juventus - Inter

Prokuroria nis hetim për deklaratën e presidentit të Lazios, Lotito për ndeshjen Juventus - Inter

Sport May 24, 2020 - 21:57

“Jemi një pikë larg kreut dhe kjo vetëm falë Juve-Inter, që e keni parë se çfarë ndeshjeje ishte”, kishte thënë presidenti i Lazios, Claudio Lotito në një intervistë për mediat italiane ditën e djeshme.

Padyshim se kjo deklaratë ka ndezur debat të gjerë në opinionin italian, shkruan Zëri.info.

Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur tani të nis një hetim në lidhje me këtë deklaratë.

Si pjesë e këtij hetimi, mediat italiane raportojnë se edhe Lotito do të ftohet për të dhënë sqarime për këtë deklaratë.

Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu siç presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij.\

Në rast se Lotito nuk arrin ta argumentojë deklaratën e tij, atëherë rrezikon të pezullohet për disa muaj, si dhe të gjobitet me mjete monetare. /Zëri.info