Sportistja shqiptare del pozitiv me koronavirus

Sportistja shqiptare del pozitiv me koronavirus

Sport April 07, 2020 - 18:12
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionia e botës në boks, Fabiana Bytyqi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Këshilli Botëror i Boksit (WBC), version në të cilin Fabiana është kampione e botës në kategorinë atom, deri 46.27 kilogramë.

“Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman dhe gjithë familja e boksit, uron shërim sa më të shpejt dhe të plotë të Fabiana Bytyqit. Fabiana Bytyqi është kampionia e parë e botës e diagnostikuar me COVID-19. Fabiana Bytyqi ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë nga Çekia që ka fituar një titull të madh të botës, kur e mposhti në shtator të vitit 2018 Denise Castlen”, është thënë në komunikatë nga WBC.

Më herët me koronavirus ishte diagnostikuar trajneri i Fabiana Bytyqit, Lukas Konecny.

Shqiptarja Fabiana Bytyqi, është lindur në Çeki ndërsa jeton dhe e zhvillon karrierën në këtë vend.

Image