Ish-sportisti lëpiu gruan e tij në fytyrë për ta infektuar me koronavirus

Ish-sportisti lëpiu gruan e tij në fytyrë për ta infektuar me koronavirus

Sport April 06, 2020 - 19:33

Ish-lojtari i futbollit amerikan, Jim Hill është duke u akuzuar nga bashkëshortja e tij se ia lëpiu fytyrën me qëllim ta infektonte me koronavirus.

Lori Lee, gruaja e Hill, ka deklaruar se ai është bërë agresiv gjatë një debati në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos, shkruan Zëri.info.

"Hill ka mohuar pretendimet e Lori Lee për dhunën në familje", ka thënë avokati i tij për 'TMZ Sports'.

Ndryshe, Lee kishte shpjeguar se ishte e shtrirë në tokë duke pritur të goditej nga Hill.

Por, në vend të kësaj. ai e kishte lëpirë duke i treguar më pas se ishte i infektuar me koronavirus./Zëri.info