Llullaku titullar te Shakhtyor në kampionatin e vetëm që po luhet në Evropë

Llullaku titullar te Shakhtyor në kampionatin e vetëm që po luhet në Evropë

Sport April 04, 2020 - 16:56
Lajmet e fundit nga sporti

Bjellorusia është një nga vendet e pakta ku futbolli nuk është pezulluar ende dhe vazhdon të luhet rregullisht.

Në këtë situatë, ditën e sotme skuadrat kanë zhvilluar ndeshjet, teksa në fushë ka zbritur edhe sulmuesi shqiptar, Azdren Lullaku.Image

Ky i fundit e ka nisur titullar takimin me Shakhtyor Soligorskin, ndaj Neman, ndeshje e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Shqiptari në fundin e pjesës së parë u ndëshkua më karton të verdhë, teksa në minutën e 62’ u largua nga fusha e lojës, për t’i lënë vendin Bodul.

Kjo ishte ndeshja e 3 në këtë kampionat, ku ekipi i Llullakut deri tani ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.