Tenistja më e bukur britanike mbetet pa para, kërkon punë në supermarket!

Tenistja më e bukur britanike mbetet pa para, kërkon punë në supermarket!

Sport April 04, 2020 - 11:46
Lajmet e fundit nga sporti

Tenistja angleze Naomi Broudi është e detyruar të gjejë një vend pune për shkak të krizës së madhe financiare që e ka kapluar atë.

Sportistët e tenisit në botë po vuajnë më së shumti nga pandemia e virusit korona. Tashmë janë anuluar Matsers, Roland Garos dhe Wimbledon, dhe pyetja është se çfarë do të ndodhë me garat e tjera, transmeton Zëri.info.

Kjo ka bërë që sportistët tashmë mos të kenë asnjë të ardhur dhe në pamundësi për të fituar para nga pjesëmarrja në turne, ata duhet të kërkojnë zgjidhje tjera.

Njëra prej tyre është tenistja më seksi britanike Naomi Broudi, e ranguar e 499 në listën WTA.

“Tenisi është një sport individual dhe duhet të fitojmë para, nëse nuk jemi në gjendje të luajmë, nuk do të fitojmë para, është i thjeshtë duhet gjetur punë”, ka thënë Broudi të cilët tashëm i kanë ardhur oferta pune nga disa markete. /Zëri.info

Image
Image
Image