Ish-futbollisti i Kosovës: Karrierën time dua ta mbyll te FC Prishtina

Ish-futbollisti i Kosovës: Karrierën time dua ta mbyll te FC Prishtina

Sport April 02, 2020 - 13:09

Liridon Krasniqi është një futbollist shqiptar, që karrierën e tij po e zhvillon në Malajzi.

Futbollisti nga Vitia momentalisht luan te skuadra e Johor DT, derisa më parë ishte edhe te Kedah, shkruan "Zëri.info".

28-vjeçari gjithashtu ka marrë pasaportën e Malajzisë, derisa në vazhdim do ta përfaqësojë Kombëtaren aziatike.

Në një bisedë me "LIG Sport"-in Krasniqi ka treguar synimin e tij se ku dëshiron ta përmbyllë karrierën.

Image

Ai ka bërë me dije se dëshiron të pensionohet te klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.

“Karrierën dua ta mbyll në skuadrën e Prishtinës”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, Krasniqi ka përfaqësuar Kosovën në tri paraqitje. /Zëri.info