Florian Marku 'grushtohet' nga e fejuara e tij në karantinë

Florian Marku 'grushtohet' nga e fejuara e tij në karantinë

Sport April 01, 2020 - 08:41

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Florian Marku ka publikuar një video tejet interesante në rrjetet sociale.

Në këtë video, Marku shihet duke u stërvitur nga shtëpia e tij në Londër, shkruan Zëri.info.

Në të njejtën kohë, ai iu ka bërë thirrje ndjekësve të tij të qëndrojnë në shtëpi në këtë periudhë izolimi për shkak të koronavirusit.

Marku shihet duke u stërvitur me të fejuarën e tij, Eirini Konomi.

Ani pse merr disa grushte nga e dashura, Marku shihet i buzëqeshur, që tregon edhe njëherë se ai është një kampion i vërtetë.

Shkrimi i plotë i Florian Markut:

Dita e 10 e karantinës këtu në Londër. Si po e kaloni kohën brenda në shtëpi ju? Bëni stërvitje, tani më shumë se kurrë mund ta përdorni kohën e qëndrimit në shtëpi në favorin tuaj, duke bërë stërvitje, rezultatet do jenë super pasi të ketë mbaruar e gjitha kjo situatë. Unë personalisht këtë periudhë po e përdor si fazë përgatitore duke u stërvit çdo ditë, disa herë brenda ditës me Eirini Konomi. Më vjen keq që jam larg familjes time këtë kohë të vështirë, por çdo fluturim është bllokuar. Zoti e bëftë mirë. Ju uroj shëndet, bëhuni të fortë, të gjithë bashkë do ja dalim. Zoti ju rujtë!”./Zëri.info