‘Minuta të pafundme frike’, Pepe Reina zbulon luftën me koronavirusin: Mbeta 25 minuta pa oksigjen

‘Minuta të pafundme frike’, Pepe Reina zbulon luftën me koronavirusin: Mbeta 25 minuta pa oksigjen

Sport March 31, 2020 - 19:37
Lajmet e fundit nga sporti

Portieri i Aston Villas, Pepe Reina ka kujtuar përvojën e tij traumatike me koronavirusin, duke thënë se njëherë vuajti për oksigjen për 25 minuta, transmeton zeri.info

37-vjeçari, i cili është i huazuar te klubi anglez nga Milani, tha se vetëm tash ka filluar ta fitojë betejën me pandeminë Covid-19 pasi konfirmoi se ishte sëmurë në javën e kaluar.

“Unë isha i izoluar pasi përjetova simptomat e para të virusit: ethe, kollë të thatë, dhibje koke që nuk iknin, ajo ndjesia e lodhjes”, tha Reina.

“Jam duke e fituar betejën kundër koronavirusit vetëm tash”, shtoi ai.

“Momenti më i vështirë ishte kur nuk mund të merrja frymë, 25 minutat kur mbeta pa oksigjen. Ishte momenti më i keq në jetë time”, u shpreh spanjolli./Zëri