Ish-futbollisti i ‘Topçinjve’: Ozili nuk ka vend te Arsenali

Ish-futbollisti i ‘Topçinjve’: Ozili nuk ka vend te Arsenali

Sport March 31, 2020 - 18:07
Lajmet e fundit nga sporti

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Andrey Arshavin ka thënë se Mesut Ozili ende është një lojtar i nivelit të lartë botëror, por se ai nuk ka të ardhme te klubi londinez, transmeton zeri.info

Ozili ishte transferuar te Arsenali në vitin 2013 për 50 milionë euro nga Real Madridi.

Deri më tani ai ka bërë 254 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 44 gola.

“Si lojtar, sigurisht, e respektoj atë. Mesuti është një lojtar i nivelit botëror. Por, për mua personalisht, ai e ngadalëson lojën. Do të preferoja të përdorja një tjetër lojtar”, tha Arshavin.

“Ai e ka përmirësuar lojën e tij te Arsenali, por sidoqfotë, në të ardhmen, nuk e shoh atë aty”, shtoi ai./Zëri