Ejupi: Futbolli i Kosovës është mësuar me 'karantinën financiare', te FC Prishtina të gjithë do të marrin paga

Ejupi: Futbolli i Kosovës është mësuar me 'karantinën financiare', te FC Prishtina të gjithë do të marrin paga

Sport March 29, 2020 - 22:41

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vendosur që të ndajë pesë milionë euro si pako emergjente për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kjo pako pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, derisa ende nuk dihet se si do të shpërndahen këto mjete, raporton Zëri.info.

Remzi Ejupi, presidenti i FC Prishtinës dhe njëherit njëri prej donatorëve më jetë-gjetë në futbollin e Kosovës, ka thënë se kjo situatë ka sjellur vështirësi.

Ai më tutje ka thënë se futbolli kosovar është mësuar me 'karantinën' financiare.

Image

"Natyrisht se është e mirë, dhe më shumë na mungon fusha, ashtu edhe sportistëve. Sa i përket anës financiare, nuk është e lehtë, por jemi mësuar me karantinën financiare që disa vite", ka thënë Ejupi në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.

"Shpresoj se do t'ia dalim. Shpresoj të kaloj sa më shpejt dhe t'i kthehemi normalitetit", vlerësoi i pari i FC Prishtinës.

"Nuk kemi marrë asnjë vendim. Kemi kontrata të cilat duhet të respektohen. Duhet të jemi solidarë njëri me tjetrin ta kalojmë sa më lehtë. Besoj që kjo situatë nuk është primare", tregon më tej ai.

"Asnjë lojtari nuk do t'i mungojë paga, por natyrisht se ka edhe vështirëi", shtoi Ejupi./Zëri.info