'Injeksion financiar' për sportin italian, ofrohen 400 milionë euro

'Injeksion financiar' për sportin italian, ofrohen 400 milionë euro

Sport March 29, 2020 - 18:31

Koronavirusi ka ndikuar shumë në Itali dhe ka paralizuar plotësisht jetën në këtë shtet.

Logjikisht, përjashtim nuk është as sporti, kështu që ngjarjet sportive janë pezulluar, shkruan Zëri.info.

Edhe klubet e futbollit janë duke u përballur me një krizë të madhe financiare.

Si rezultat i kësaj, Ministrja e Sportit, Vicenza Spadafor ka përgatitur një 'plan rikuperimi' për të gjitha klubet.

Ministrja ka bërë me dije se qeveria italiane do të investojë 400 milionë euro për të ndihmuar të gjitha sportet, nga amatorët deri te profesionistët.

"Paratë do të ndihmojnë sportet, nga niveli amator deri tek ai profesional, jam e sigurtë se do të jetë një ndihmesë e madhe", ka thënë Vincenza.

"Pres që do të ketë kërkesa për ndryshime. Gjërat do të ndryshojnë", shtoi ajo./Zëri.info