Flamurtari prezanton përforcimin e ri

Flamurtari prezanton përforcimin e ri

Sport February 28, 2020 - 11:23
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Flamurtarit të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së 20-tw në Superligën e Kosovës në futboll ku përballet me Vushtrrinë, derisa synim të vetëm e ka fitoren ndryshe gjasat për mbijetesën bëhen shumë të vështira, shkruan Zëri.info.

Megjithatë skuadra kuqezi po vazhdon të mendojë edhe për të ardhmen. Flamurtari sot ka prezantuar talentin Olti Sveçla i cili vjen nga ekipet e moshave të kësaj skuadre.

Lajmin e ka dhënë vetë skuadra kuqezi parmes një njoftimi në Facebook.

“FC Flamurtarit ju bashkua dhe një talent i ri nga ekipet e reja Olti Sveçla, Suksese”, ka shkruar FC Flamurtari. /Zëri.info

Image