A ju kujtohet Giuseppe Rossi? Ja për cilin klub ka nënshkruar sot

A ju kujtohet Giuseppe Rossi? Ja për cilin klub ka nënshkruar sot

Sport February 27, 2020 - 18:51
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi italian, Giuseppe Rossi, ka konfirmuar sot transferimin te klubi amerikan, Real Salt Lake, transmeton zeri.info

33-vjeçari Rossi, i cili ka regjistruar 29 paraqitje për përfaqësuesen italiane, gjatë karrierës së tij ka luajtur me skuadra si Manchester United, Parma, Villareal e Fiorentina.

Por, lëndimet e tij të shumta në gju ia vështirësuan karrierën.

Kontrata e fundit profesionale e Rossit ishte me Genoan dhe kishte skaduar në korrik të 2018-s, por sot ai iu rikthye futbollit, duke nënshkruar me klubin amerikan.

“Mezi po pres që të zbres në fushë dhe ta ndihmojë Real Salt Laken të arrijë të gjitha objektivat që i kemi vendosur këtë vit”, ka thënë italiani./Zëri

Image