Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
Vinicius shumë i ashpër: Gjyqtarët po vendosin qëllimisht kundër Realit

Vinicius shumë i ashpër: Gjyqtarët po vendosin qëllimisht kundër Realit

Sport February 27, 2020 - 10:56

Braziliani i Real Madridit, Vinicius Jr ishte shumë kritik me arbitrimin e Daniele Orsatos pas humbjes nga Manchester City në Ligën e Kampionëve.

“Ne nuk ramë fizikisht. Gabriel Jesus shkaktoi faull te goli i parë, të gjithë e dinë këtë. Ai kaloi në momentin e parë mes meje dhe Mahrezit dhe shkaktoi faull ndaj meje. Arbitri ka VAR, por nuk donte ta shikonte. Gjyqtarët vijnë gjithnjë këtu dhe vërshëllejnë kundër nesh”, ka thënë Viniciua.

“Ata vendosin këtu gjithmonë njëlloj. Në ndeshjen kundër Levantes, kartoni i parë i verdhë ndaj Ramosit erdhi pas faullit të parë dhe nuk është normale. A gjykojnë qëllimisht kundër nesh? Po, po. Jemi ekipi me më shumë Liga Kampionesh dhe tituj kampion. Do të jetë gjithnjë kështu. Gjatë 90 minutave do të ketë gjithnjë momente të ndeshjes që nuk i kontrollon. Ne thuajse e kontrolluam gjatë gjithë 90 minutave, me përjashtim të 5 minutave. Nuk mendoj se do të ndikojë kjo humbje në klasiken e së dielës. Po bëjmë një sezon të shkëlqyer. Do të punojmë fort deri të dielën. Mund ta përmbysim në ‘Etihad’”, ka thënë Vinicius.