Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Reagimi i pabesueshëm i Maurizio Sarrit pas humbjes së Juventusit, i 'turpëron' futbollistët e tij

Reagimi i pabesueshëm i Maurizio Sarrit pas humbjes së Juventusit, i 'turpëron' futbollistët e tij

Sport February 27, 2020 - 09:01

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka reaguar ashpër pas humbjes 1:0 të skuadrës së tij nga Lyoni.

Në kuadër të fazës së eliminimit direkt, Lyoni arriti ta mposhtë ‘Zonjën e Vjetër’ me rezultat minimal 1:0, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, në një prononcim për ‘Sky Sport’, trajneri italian u shpreh tejet i pakënaqur me lojtarët e tij.

“Kam pasur shumë vështirësi në transmetimin e lëvizjes së topit me shpejtësi te skuadra ime”, ka thënë fillimisht Sarri.

“Në seancat stërvitore, topi lëviz shpejtë, por në ndeshje nuk shkon kështu”, vlerësoi Sarri.

“Kur humbet shpejtësinë, gjithçka bëhet më e vështirë. E çuditshme është se në stërvitje ne kemi punuar me shpejtësi dyfish më të lartë në krahasim me sonte”, ka thënë Sarri./Zëri.info