Lojtarët e Ludogoretsit arrijnë në Milano me maska mbrojtëse dhe doreza për shkak të frikës nga koronavirusi

Lojtarët e Ludogoretsit arrijnë në Milano me maska mbrojtëse dhe doreza për shkak të frikës nga koronavirusi

Sport February 26, 2020 - 16:49
Lajmet e fundit nga sporti

Lojtarët e Ludogoretsit janë parë me maska mbrojtëse dhe me doreza, derisa kanë arritur në Milano para ndeshjes së tyre me Interin të enjten, transmeton zeri.info

Sfida e kthimit në kuadër të së gjashtëmbëdhjetës së finales së Ligës së Evropës do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozë për shkak të frikës nga koronavirusi.

Koronavirusi ka shpërthyer në veri të Italisë dhe ka ndikuar edhe në kalendarin sportiv, derisa katër ndeshje të Serisë A u shtynë në fundjavën e kaluar, kurse këtë javë pesë takime do të luhen pa tifozë./Zëri

Image
Image
Image