Juventusi synon fitore në Francë kundër Lyonit: Formacionet e mundshme

Juventusi synon fitore në Francë kundër Lyonit: Formacionet e mundshme

Sport February 26, 2020 - 10:34

Lyoni është nikoqir i kampionit italian, Juventus sonte në mbrëmje në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze synon rezultat pozitiv në shtëpi ndaj Juventusit, skuadër e cila ka qenë në formë sensacionale në Ligën e Kampionëve këtë edicion, shkruan Zëri.info.

‘Zonja e Vjetër’ ka regjistruar pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e luajtura në fazën e grupeve, derisa Lyoni kaloi përmes grupeve falë një pike në grupin D.

Cristiano Ronaldo i mysafirëve është në formë mbresëlënëse, ani pse 35-vjeçar, dhe këtë edicionin synon ta drejtojë Juventusin drejt trofeut të Ligës së Kampionëve.

Image

Lyoni ka dështuar në fazën e eliminimit direkt në gjashtë prej shtatë ballafaqimeve, derisa Juventusi nuk është mposhtur në këtë fazë që prej vitit 2016.

Në këtë ndeshje, Lyonit i mungojnë Memphis Depay dhe Reine-Adelaide, derisa edhe mbrojtësit Leo Dubois, Kone dhe Oumar Solet janë mungesa për sonte.

Për mysafirët, do të mungojnë Miralem Pjanic, Sami Khedira, Douglas Costa dhe Merih Demiral shkaku i lëndimeve.

Formacionet e mundshme:

Lyon: Lopes; Marcal, Marcelo, Denayer; Cornet, Guimaraes, Tousart, Tete, Terrier; Dembele, Ekambi.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Rugani, Sandro; Rabiot, Bentancur, Ramsey; Dybala; Ronaldo, Higuain.

/Zëri.info

Image