Rreziku nga koronavirusi në Itali, merret vendim i papritur për ndeshjen Juventus - Inter

Rreziku nga koronavirusi në Itali, merret vendim i papritur për ndeshjen Juventus - Inter

Sport February 24, 2020 - 23:12

Në Itali është përhapur me të madhe frika për shkak të virusit kinez, koronavirus.

Madje, si pasojë e kësaj, tri ndeshje të parapara të zhvillohen dje në kuadër të Serie A, janë shtyrë, shkruan Zëri.info.

Gjithashtu, tashmë është zyrtarizuar se edhe ndeshja e Ligës së Evropës mes Interit dhe Ludogoretsit në 'Giuseppe Meazza' do të luhet pa tifozë.

Përveç kësaj, tashmë është vendosur që edhe ndeshjet e fundjavës së ardhmshme, Juventus - Inter, Milan - Genoa, Parma - SPAL, Sassuolo - Brescia dhe Udinese - Fiorentina do të zhvillohen pa tifozë në stadiumet respektive.

Ndryshe, virusi në fjalë ka infektuar 229 persona në Itali dhe shtatë personave tjerë u ka marrë jetën./Zëri.info

Image