Liverpooli nuk lejon befasi, kalon edhe pengesën e quajtur 'West Ham'

Liverpooli nuk lejon befasi, kalon edhe pengesën e quajtur 'West Ham'

Sport February 24, 2020 - 22:52

Liverpooli nuk ka lejuar befasi duke fituar me mjaft vështirësi në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të në Premierligën angleze.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Anfield", Liverpooli ka arritur të fitojë kundër West Hamit me rezultat të ngushtë, 3:2, shkruan Zëri.info.

Image

Golat për vendasit i shënuan Gini Wijnaldum ('9), Mohamed Salah ('68) dhe Sadio Mane në minutën e 81-të.

Ndërkaq, për mysafirët shënoi Diop në minutën e 12-të dhe Fornals në minutën e 54-t.

Me këtë fitore, Liverpooli prin bindshëm në tabelë me 79 pikë, pas 27 ndeshjeve të zhvilluara.

Image

Ndërkaq, West Hami ndodhet në vendin e 18-të me 24 pikë të tubuara./Zëri.info