Selmani 'godet' ashpër drejtuesit e FFK-së: Meritojmë respekt, nuk jam i ftuar as për kafe

Selmani 'godet' ashpër drejtuesit e FFK-së: Meritojmë respekt, nuk jam i ftuar as për kafe

Sport February 24, 2020 - 19:02

Ish-anëtari i kryesisë së FFK-së, Skënder Selmani është i ftuar në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK-së gjatë viteve 1991 -1994 në pavarësimin e futbollit kosovar, njëherësh edhe nënkryetar i gjyqtarëve dhe kryetar i Këshillit të Garave, me të do të flitet për temën “Gjendja momentale në futbollin kosovar”, raporton Zëri.info.

Gjithashtu, Selmani ka qenë në vitet e 90-ta edhe drejtor në klubin prishtinas, Ramiz Sadiku.

Selmani ka foluar edhe për gjendjen momentale në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Image

"Nuk jam i kënaqur aspak. Ende nuk jam i ftuar as për kafe. Më dhemb kjo situatë. Unë jam shumë mirë, pasi jetoj jashtë, por kjo situatë është e keqe", ka thënë Selmani në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info.

"Jemi të lumtur që e respektojnë kryetarin, por s'jemi të lumtur me faktin se të asaj kohe ka ende gjallë", vlerësoi Selmani.

"Është mirë të respektohesh dhe të mos e shkelësh djersën e tjerëve. Ka heronjë prej fushës së futbollit kanë shkuar në luftë", shtoi ai./Zëri.info