Frashëri i Gjilanit injoron Dritën: Për titull luftojmë me Ballkanin dhe Prishtinën, ne nuk ndalemi më

Frashëri i Gjilanit injoron Dritën: Për titull luftojmë me Ballkanin dhe Prishtinën, ne nuk ndalemi më

Sport February 24, 2020 - 18:22

Futbollisti i Gjilanit, Erlis Frashëri, ishte i ftuar në emisionin “2 me 1”, ku foli për fillimin e edicionit nga skuadra bardhekuqe.

Sipas tij, trepikëshi ndaj Flamurtarit e ka stabilizuar Gjilanin dhe skuadra pret t’i afrohet Ballkanit me kalimin e xhirove.

Sipas Frashërit, Gjilani do të konkurrojë për titull me Ballkanin dhe Prishtinën.

“Ballkani deri më tani po shkon shumë mirë ndërsa edhe Prishtina është futur fuqishëm në garë. Unë i shoh vetëm këto ekipe konkurrente”, deklaroi Frashëri.

“Në xhirot e ardhshme, tri ekipet e para kanë takime mes vete dhe ne do të tentojmë t’iu afrohemi”.

Image

“Fitorja ndaj Flamurtarit na ka stabilizuar. Portieri i Flamurtarit gaboi, por gabimet ndodhin. Edhe ne në derbi bëmë lojën, rastet, shtyllat por Drita na ndëshkoi pas gabimeve tona. I kemi të gjitha për të mos u ndalur më”, u shpreh ai.

I pyetur për dallimin mes Superligës kosovare dhe Superiores në Shqipëri, Frashëri tha se kualiteti tani është i përafërt.

Sipas tij, futbolli kosovar ka avancuar shumë vit pas viti.

“Futbolli këtu në Kosovë po avancon shumë vit pas viti. Tani ka pak dallime në krahasim me futbollin në Shqipëri”.

“Klubet këtu po investojnë, shumë futbollistë cilësor kanë ardhur dhe është ngritur kualiteti”, shtoi Frashëri.

Gjilani në fundjavë mundi Flamurtarin, 2:0./Olle