Tragjedia e Kobe Bryant dhe Gianna: Bota i jep sonte lamtumirën e fundit legjendës së NBA-s

Tragjedia e Kobe Bryant dhe Gianna: Bota i jep sonte lamtumirën e fundit legjendës së NBA-s

Sport February 24, 2020 - 17:57

Sonte, publiku i famshëm në 'Staples Center' në Los Anxhelos do ta nderojë legjendën Kobe Bryant.

Bryant ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij, Gianna dhe shtatë persona të tjerë, në një aksident me helikopter më 26 janar të këtij viti, shkruan Zëri.info.

Më shumë se 20 mijë njerëz do të jenë të pranishëm, mes tyre familja, miqtë dhe ata që kanë pasur sukses për ta blerë një biletë.

Një delegacion i madh i LA Lakers, ku Bryant ka luajtur në NBA, pritet të arrijë, si dhe anëtarët e LA Clippers dhe Memphis Grizzlies.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për 'Mamba & Mambasita Sports Foundation'.

Memoriali 'Kujtimi i jetës së Kobe dhe Gianna Bryant' do të transmetohet në disa stacione televizive dhe radiofonike në SHBA, duke filluar nga ora 06:30.

Kujtojmë se më 12 shkurt, Kobe dhe Gianna u varrosën në një ceremoni të mbyllur për publikun./Zëri.info