Gattuso e paralajmëron Barcelonën në këtë mënyrë para sfidës së nesërme

Gattuso e paralajmëron Barcelonën në këtë mënyrë para sfidës së nesërme

Sport February 24, 2020 - 16:37

Gennaro Gattuso shpreson ta shoh një Napoli pa frikë kundër Barcelonës.

Trajneri italian do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve si trajner, duke u përballur me Barcelonën, shkruan Zëri.info.

Por, ai shpreson ta shohë një Napoli më ndryshe nesër në mbrëmje ndaj Barcelonës.

"Ne do të luajmë kundër një skuadre të mrekullueshme. E falënderoj skuadrën dhe Carlo Ancelottin. Nuk kam bërë unë asgjë. Emocionet janë këtu, por më pas ato kalojnë", ka thënë Gattuso.

"Nesër e dua një Napoli që nuk frikësohet. Në stadiumin tonë, përveç ndaj Juventusit, nuk kemi luajtur mirë", vlerësoi më tej ish-mesfushori i Milanit.

"Barcelona ka ndryshuar me ardhjen e Setien. Ata e fitojnë topin pas vetëm gjashtë sekondash. Duhet të bëjmë një ndeshje të mrekullueshme", shtoi Gattuso.

Ndryshe, ndeshja e nesërme në 'San Paolo' zhvillohet nga ora 21:00./Zëri.info