Kjo pamje e incizuar afër ringut tregon se sa fort e goditi Fury Wilderin

Kjo pamje e incizuar afër ringut tregon se sa fort e goditi Fury Wilderin

Sport February 23, 2020 - 13:39
Lajmet e fundit nga sporti

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Deontay Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC, shkruan zeri.info

Fitorja e Furyt erdhi në raundin e shtatë me nokaut teknik, derisa ekipi i Wilderit hodhi peshqirin dhe britaniku u shpall kampioni i ri i botës.

Britaniku ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Wilderit.

Ndërkohë, disa pamje të incizuara afër ringut tregojnë se sa e fuqishme ishte goditja e Furyt ndaj Wilderit./Zëri